Mbahet kolegjiumi i fundvitit me gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Gjilan

Mbahet kolegjiumi i fundvitit me gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Gjilan

Gjilan, 30.12.2022 – Kryetari Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka mbajtur kolegjiumin e fundvitit me gjyqtarë për vitin 2022, të ftuar ishin të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Gjilan dhe degëve të saj.

Fillimisht Kryetari Salihu prezantoi statistikat e vitit 2022, për secilin gjyqtarë dhe secilin departament të gjykatës.

Më pas para gjyqtarëve prezantoi Planin e Punës së Gjykatës Themelore në Gjilan për vitin 2023, plan në të cilin është paraparë organizimi i punës në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degëve të saj, organizimi i punës së administratës gjyqësore, funksionet gjyqësore, emërimin e udhëheqësve të departamenteve dhe përgjegjësit e divizioneve, përbërjen e kolegjeve, procedurën paraprake, kodin e mirësjelljes, etj.

Ky plan pas prezantimit mori përkrahjen e shumicës së gjyqtarëve.

Kryetari Salihu falënderoj gjyqtarët për angazhimin e tyre profesional në trajtimin e lëndëve dhe rritjen e efikasitetit në punë.