Kryetari Salihu takon fëmijët, me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

Kryetari Salihu takon fëmijët, me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu të premten ka pritur në takim disa fëmijë, me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, e cila datë shënon 20 nëntorin. Fëmijët ishin nga Asambleja Komunale e Fëmijëve, i cili është organ i komunës ku organizon aktivitete në të mirën e fëmijëve,…

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu të premten ka pritur në takim disa fëmijë, me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, e cila datë shënon 20 nëntorin.

Fëmijët ishin nga Asambleja Komunale e Fëmijëve, i cili është organ i komunës ku organizon aktivitete në të mirën e fëmijëve, në mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Me këtë rast, Kryetari Salihu është përgjigjur në pyetjet e fëmijëve, duke i njoftuar për funksionimin e gjykatës, kushtet dhe procedurat e gjykimit.

Më pas fëmijët kanë vizituar hapësirat e gjykatës, duke parë nga afër sallat e gjykimit.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1954 e shënoi 20 nëntorin si Ditën Botërore të Fëmijëve, që ka për qëllim të sigurojë mirëqenie për të gjithë fëmijët në botë dhe t’i rikujtojë të rriturit se fëmijët, si anëtarë të barabartë të çdo shoqërie, kanë të drejtat e tyre dhe ato duhet të respektohen.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1959 e miratoi Deklaratën për të Drejtat e Fëmijëve, ndërsa në vitin 1989 u miratua edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.