Diskutohet Plani i Veprimit për Drejtësi Procedurale

Diskutohet Plani i Veprimit për Drejtësi Procedurale

Nën organizimin e Projektit për Drejtësi – USAID, është mbajtur takimi për të diskutuar rreth Planit të Veprimit për Drejtësi Procedurale.

Pjesëmarrës në takim kanë qenë gjyqtarët e Divizionit Civil, Kaltrinë Haliti dhe Blerim Beshtica, të cilët hapen takimin, për të vazhduar më pas me prezantimin e planit nga Refik Jajajga nga USAID.

Ky plan paraqet fillimin e rrugëtimit të kësaj Gjykate drejtë organizimit të takimeve të rregullta me grupin e shfrytëzuesve të gjykatës, ku marrin pjesë pjesëtarët e komunitetit dhe profesionistë të sektorit të drejtësisë, si një vegël për të grumbulluar komentet dhe vështrimet për të ndihmuar gjykatën në përmirësimin e shërbimeve të ofruara.

Pjesëmarrësit në takim kanë qenë nga institucionet e drejtësisë, përfaqësues nga oda e avokatëve, të përmbaruesve, ndërmjetësuesve, nga organizata Handikos, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe gjithashtu qytetarët.