Nënkryetari i Gjykatës, Sermaxhaj pret zyrtarët nga OSBE-së

Nënkryetari i Gjykatës, Sermaxhaj pret zyrtarët nga OSBE-së

Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj gjatë ditës së mërkurë ka pritur në takim Drejtoreshën e Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së, Kavya Rajan.

Takimi i zhvilluar ka qenë më shumë informues dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Me këtë rast nënkryetari, ka falënderuar Misionin e OSBE-së për bashkëpunimin e deritashëm, në organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve për gjyqtarë në fusha të ndryshme.