Kryetari Venhar Salihu priti në takim Komisionin për Administrim të Gjykatave dhe përfaqësues nga USAID

Kryetari Venhar Salihu priti në takim Komisionin për Administrim të Gjykatave dhe përfaqësues nga USAID

Gjilan, 08.07.2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe njëherët Kryetar i Komisionit për Administrim të Gjykatave Fahret Velija dhe përfaqësues të USAID-it në Kosovë, të prirë nga Chris Thompson – Drejtori i Projektit, “Drejtësia Komerciale”.

Temë diskutimi ka qenë identifikimi i sfidave në përgjithësi me të cilat ballafaqohet Gjykata Themelore e Gjilanit, tejkalimin e tyre dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës në gjykatë.

Kryetari i gjykatës Salihu shprehu gatishmërinë e plotë për një rol aktiv në secilin aktivitet të KGJK-së dhe partnerëve tjerë që për qëllim ka rritjen e performancës pozitive të gjykatës.