Kryetari Salihu ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve për Regjionin e Gjilanit

Kryetari Salihu ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve për Regjionin e Gjilanit

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve për Regjionin e Gjilanit, Flamur Ahmeti, nënkryetaren Fjolla Ukshini dhe avokatin Taulant Aliu.

Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, me theks të veçantë u diskutua lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për të shtuar ngritjen e efikasitetit të punës së gjykatës.

Kryetari Salihu foli për rëndësinë e profesionalizmit nga ana e avokatëve dhe të gjyqtarëve, duke theksuar se profesionalizmi, integriteti, rritja e përfomancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet me të vetmin qëllim, arritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, dhe llogaridhënës.