Kryetari i Komisionit për Politikë Ndëshkimore mban takim me gjyqtarë dhe prokurorë

Kryetari i Komisionit për Politikë Ndëshkimore mban takim me gjyqtarë dhe prokurorë

Kryetari i Komisionit për Politikë Ndëshkimore, Enver Peci së bashku me prokurorin John Hanley, këshilltar ligjor rezident në Ambasadën Amerikane, gjatë ditës së hënë kanë mbajtur një takim me gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe prokurorë të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Temë diskutimi në këtë takim ka qenë Revidimi i Udhëzuesit të përgjithshëm të politikës ndëshkimore.

Komisioni potencoi nevojën që krahas revidimit të bëhet planifikimi i konsultimeve me gjyqtarë nëpër regjione, në mënyrë që këto tryeza të shërbejnë për mbledhjen e inputeve dhe për të adresuar shqetësimet praktike.

Revidimi i Udhëzuesit dhe puna e Komisioni Konsultativ për Politikë Ndëshkimore do të mbështetet edhe këtë vit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.