Merrej me mundësim të prostitucionit, Gjykata cakton masën e paraburgimit

Merrej me mundësim të prostitucionit, Gjykata cakton masën e paraburgimit

Gjilan, 11.03.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. B.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar dhe ndihmuar për qëllime të ushtrimit të prostitucionit, duke gjetur klientë për t’i shfrytëzuar shërbimet seksuale të dëmtuarës M. R., ashtu që i pandehuri fillimisht kontakton me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 Euro, të cilat i merrte për vehte si ndërmjetësues e më pas i njëjti i vë në kontakt me të dëmtuarën, të cilët më pas takoheshin nëpër hotele të ndryshme.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës, caktimi i masës së paraburgimit në rastin konkret është i nevojshëm.