Kryetari Azizi pret në takim zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Kryetari Azizi pret në takim zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, gjatë ditës së mërkurë ka pritur në një takim Udhëheqësen e Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, në lëmin penale dhe civile, Florentina Nuli, gjithashtu edhe Zyrtarin Ligjor, Fisnik Gashi.

Temë e takimit ka qenë bashkëpunimi i Gjykatës Themelore të Gjilanit me Ministrin e Drejtësisë, konkretisht Divizionin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, pasi që dihet se Gjykata ka disa lëndë në punë të cilat nuk po marrin epilog, pasi që të pandehurit nuk i përgjigjen ftesës së gjykatës, andaj gjyqtari ndërmerr masa fillimisht për lëshimin e urdhër arrestit, e më pas edhe lëshimin e letër rreshtimit ndërkombëtar, në mënyrë që të pandehurit të sillen para gjyqtarit dhe të marrin dënimin meritor.

Bashkëbiseduesit kanë premtuar për rritjen e bashkëpunimit edhe më shumë, duke caktuar një koordinator nga Gjykata, për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe trajtimin e këtyre çështjeve në mënyrë më urgjente.