Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit K. Z.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit K. Z.

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit K. Z.

Me datë 4 korrik 2019, rreth orës 23:00 minuta, në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, i dyshuari K. Z., me automjetin e tij “Opel”, ka shkaktuar aksident trafiku, në atë mënyrë që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes, ku me pjesën e përparmë të automjetit, e godet në pjesën e parë automjetin tjetër “Mercedes”, të cilin e drejtonte tani i ndjeri G. S., i cili pëson lëndime vdekjeprurëse.

Gjithashtu në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre pasagjerë të tjerë, të cilët kanë marr ndihmë mjekësore.

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​