Gjilan, 25 prill 2024 – Gjyqtari Azizi deri më tash ka punuar gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore Gjilan.
Ndërkohë, me datë 17.04.2018 është zgjedhur kryetar i Gjykatë Themelore në Gjilan, të cilën detyrë e ka ushtruar për katër vite.
Më herët ka punuar edhe në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Departamentin për të Mitur.
Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkua në vitin 2003, kur ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në vitin 2004. Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka qenë Kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan. Me datë 01.01.2013, mori detyrën e gjyqtarit Mbikëqyrës të Degës në Novobërdë, ndërsa nga muaji korrik të vitit 2013 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan. Përveç punës në sistemin gjyqësor, nga viti 1983 deri në 1985 ka punuar si profesor në Shkollën e Mesme Gjimnazi “Zenel Hajdini”’. Gjatë vitit 1987 ka qenë Sekretar i Shkollës Fillore “Emin Duraku”. Pastaj nga viti 1987 e deri në vitin 2002 ka punuar si Sekretar-Drejtor në Kooperativën Bujqësore “Malisheva” në Malishevë të Gjilanit. Një vit më vonë ai punoi si Zyrtar Ligjor dhe Ushtrues Detyre i Drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Gjilanit.
#GjykataThemeloreGjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, z. Ramiz Azizi, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.