Nënkryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Rilind Sermaxhaj së bashku me Shefen e Zyrës së Menaxhimit të Lëndëve ZQML-së, Valbonë Dulahu, kanë pritur të martën praktikantët – vullnetarë, të cilët kanë përfunduar praktikën një vjeçare.
Me këtë rast, nënkryetari ka falënderuar praktikantët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti, duke i uruar që njohuritë dhe eksperiencën e fituar t’iu shërbej në ndërtimin e karrierës në fushën e drejtësisë.
Gjyqtarët dhe gjithë stafi administrativ janë falënderuar të gjithë praktikantëve për angazhimin dhe ndihmën e tyre, pasi që kontributi i tyre ishte pjesë e suksesit të punës së Gjykatës përgjatë vitit 2022.