Gjilan, 13 maj 2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kanë zhvilluar një takim me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Në këtë takim prezent ishin edhe gjyqtari Fahret Velija anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Drejtori i SKGJK-së, Shkëlzen Maliqi, Drejtori i Personelit, Bislim Gashi, Drejtori për Logjistikë, Muhamet Kurtishaj dhe mbikëqyrësi i Degës së Gjykatës Themelore në Viti, Alush Sinani.
Kryesues i Zogaj, ka falënderuar kryetarin e Vitisë, për angazhimin e tij në ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të Degës së Gjykatës Themelore në Viti.
Ndryshe, së shpejti pritet të fillojnë procedurat për ndërtimin e objektit të ri.