Me mbështetjen e Projektit të USAID, Justice Activity, është mbajtur forumi i radhës i Zyrtarëve për Informim Publik (ZIP) në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Në këtë takim, prezent ishte edhe Kryetari i sapo zgjedhur i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, i cili falënderoj zyrtarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë forum.
Vlera e Zyrtarëve për Informim Publik (ZIP) në gjyqësor është e shumëfishtë, nga ofrimi i informacionit deri tek ndërtimi i marrëdhënieve të besimit me publikun.