Gjilan, 28.07.2021 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së mërkurë ka pritur në një takim Prorektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka”, Dukagjin Leka, i cili njëherit është edhe drejtues i Programit ENEML0S dhe Erasmus+.
Në këtë takim është biseduar për fillimin e semestrit të ri në Universitetin “Kadri Zeka” dhe fillimin e angazhimit të gjyqtarëve në mbajtjen e klinikave ligjore për studentët.
Kryetari Azizi ka mirëpritur këtë bashkëpunim, si dhe pranimin e studentëve për mbajtjen e praktikës një vjeçare në Gjykatë.