Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit L. U. Me datë 28.07.2018, rreth orës 23:10 minuta, në fshatin Bresalc Komuna e Gjilanit, i akuzuari me veprim të drejtpërdrejtë – dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin F. A., në atë mënyrë që nga një distancë prej 1.5 metra,…
Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit L. U.
Me datë 28.07.2018, rreth orës 23:10 minuta, në fshatin Bresalc Komuna e Gjilanit, i akuzuari me veprim të drejtpërdrejtë – dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin F. A., në atë mënyrë që nga një distancë prej 1.5 metra, me revole TT të kalibrit 7.62 mm shkrep në drejtim të ndjerit, duke e goditur në anën e majtë të kraharorit dhe i shkakton plagë tej shpuese, njëherët ka rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që ishin prezent.
Në ditën kritike i akuzuari me revolen e tij ka kanosur seriozisht të personat e tjerë që ishin prezent K. H., L. M. dhe G. A.
Me këtë veprime i pandehuri L. U. ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues, për veprën penale “vrasje e rëndë” ka shqiptuar dënim 23 (njëzet e tre) vite burgim, për veprën “kanosje” ka shqiptuar dënim prej 2 (dy) vite burgim dhe për veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka shqiptuar dënim prej 1 (një) viti burgim.
Duke u bazuar në nenin 80 të KPRK-së, trupi gjykues të akuzuarit për tre veprat penale ka shqiptuar një dënim unik, në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite burgim.
Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.