Gjilan – 19 prill 2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi me marrjen e detyrës së re, gjatë ditës së sotme ka vizituar Degën e Gjykatës Themelore në Viti dhe Kamenicë.
Ai ka takuar mbikëqyrësit e degëve dhe gjithë gjyqtarët, ku fillimisht ka dëgjuar për sfidat dhe problemet që i kanë në punën e tyre.
Kryetari Azizi ka kërkuar angazhim të shtuar nga mbikëqyrësit e degëve dhe gjyqtarët në zgjidhjen e lëndëve, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Dega e Gjykatës Themelore në Viti numëron shtatë gjyqtarë, ndërsa Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë aktualisht ka tre gjyqtarë.