Kryetari Ramiz Azizi kërkon nga gjyqtarët dhe stafi administrativ angazhim më të madh në punë

Kryetari Ramiz Azizi kërkon nga gjyqtarët dhe stafi administrativ angazhim më të madh në punë

Gjilan – 19 prill 2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi me marrjen e detyrës së re, gjatë ditës së sotme ka vizituar Degën e Gjykatës Themelore në Viti dhe Kamenicë.

Ai ka takuar mbikëqyrësit e degëve dhe gjithë gjyqtarët, ku fillimisht ka dëgjuar për sfidat dhe problemet që i kanë në punën e tyre.

Kryetari Azizi ka kërkuar angazhim të shtuar nga mbikëqyrësit e degëve dhe gjyqtarët në zgjidhjen e lëndëve, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Dega e Gjykatës Themelore në Viti numëron shtatë gjyqtarë, ndërsa Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë aktualisht ka tre gjyqtarë.