Gjykata Themelore në Gjilan njofton qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile për organizimin e mbajtjes së takimit të Kryetarit, z. Venhar Salihu me datë 14 shkurt 2025, në ora 10:00 minuta.
Takimi mbahet me qëllim të informimit të qytetarëve lidhur më problemet e tyre rreth lëndëve, dëgjimin e ankesave të tyre për gjykatë, përfshirë edhe degët e kësaj gjykate, po ashtu këtu përfshihet edhe e drejta e informimit të qytetarëve për paraqitjen e ankesave disiplinore ndaj gjyqtarëve.
Ky aktivitet i cili është mujor hynë në kuadër të Planit të Veprimit për Komunikim të Gjykatës Themelore në Gjilan për vitin 2025.
Jeni të mirëseardhur!