Gjilan, 08 dhjetor 2023 – Snežana Mihajlović, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjilan në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal nga viti 2017.
Snežana Mihajlović gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1987 dhe praktikën profesionale ajo e kreu në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Ka përfunduar Provimin e Jurisprudencës në vitin 1989, ku deri në vitin 1991 ka punuar në shkollën “Eduard Kardelj” si profesoreshë e lëndëve juridike. Në vitin 1991 është emëruar për zv. e Prokurorit Komunal Publik në Gjilan deri në zgjedhjen e saj si gjykatëse në Gjykatën Komunale në Gjilan në vitin 1993. Aty ka punuar deri në vitin 2010 atëherë kur ka qenë e zgjedhur si gjykatëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Nga viti 2017 e deri më sot ka punuar si gjykatëse e Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal.
Gjykata Themelore Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, znj. Snežana Mihajlović, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.