Kryetari Salihu kërkon angazhim më të madh nga gjyqtarët e lëmisë civile

Kryetari Salihu kërkon angazhim më të madh nga gjyqtarët e lëmisë civile

Gjilan – 25.09.2023 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka takuar gjyqtarët e Divizionit Civil të Gjykatës dhe gjyqtarët e degëve të kësaj gjykate, të cilët punojnë lëndët civile.

Temë e diskutimit në këtë takim ka qenë caktimi i lëndëve sipas radhës, procedimi i lëndëve të kthyera në rigjykim, trajtimi i lëndëve të cilëve i’u ka dhënë prioritet Ligji, me një fjalë të njëjtit të veprojnë konform Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjyqtarët e kësaj lëmie.  

Kryetari Salihu, kërkoi nga të gjithë gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës, si mënyrë e vetme për rritjen e besimit të publikut ndaj Gjykatës.