Gjilan, 12.04.2023 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur të mërkurën në takim, Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Antero Lopez, Shef i Departamentit të Sundimit të Ligjit në UNMIK, gjithashtu prezentë kanë qenë edhe anëtarët e KGJK-së, Fahret Vellija, Ahmet Imami dhe përfaqësues të tjerë.
Qëllimi i takimit ishte informimi nga afër për aktivitetet e vazhdueshme të projektit “Mbështetja e funksionimit të institucioneve të sundimit të ligjit dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi”, përkatësisht progresin dhe sfidat e mundshme.

Pas takimit është bërë prezantimi i platformës se integruar ligjore për hulumtime “Lexdoks”, tek gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesionalë juridikë të Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe dhënien e të drejtave për qasje të lirë në platformën përmes mbështetjes së projektit.

Më pas është bërë prezantim i shkurtër mbi aktivitetin e projektit dhe arritjet në regjistrimin dhe skanimin e lëndëve të kundërvajtjes nga arkiva.