Gjilan, 15.02.2023 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim Drejtorin e Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës në Komunën e Gjilanit, Bekim Salihu, Shefen e Sektorit të Kadastrit Valbona Daku – Bajrami, Shefin e Sektorit të Pronës, Sali Fazliu, Shefen e Gjeodezisë Elonë Zeqiri dhe Zyrtaren e Azhurnimit Sandra Jaka.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për problemet që ballafaqohen këto dy institucione, rritjen e bashkëpunimit dhe eliminimin e barrierave.
Zotim i përbashkët ka qenë që Gjykata Themelore e Gjilanit dhe Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, të kenë një bashkëpunim më madh, në mënyrë që të ofrohen shërbime më të mira për qytetarët e Komunës së Gjilanit.