Gjilan, 31.01.2023 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. H. dhe B. A., për kryerjen e veprës penale; trafikim me njerëz.
Të pandehurit, gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme në Motel në fshatin Domorovc, Komuna Ranilluk dhe në kafiterin në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga Komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.
Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre vjet (3) dhe gjobë 300 (treqind) Euro, për secilin veç e veç.
Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.