Gjilan, 29.07.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. Z.
Më 24 qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në Gjilan rruga “Zija Shemisu”, në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I. C., për motive të ulëta, ashtu që pas një mosmarrëveshje verbale dhe konflikti fizik, në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës (në fyt), duke i shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese, një plagë prerëse – shpuese në regjionin e përparmë në anën e majtë të regjionit ijor (lumbal), ku për shkak të plagëve të marra viktima nuk ka mundur të mbijeton dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit, i njëjti vdes.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarit i shqipton dënim burgu në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vite.
Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.