Gjilan, 30.05.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. K.
I akuzuari në cilësinë e personit zyrtar, drejtor i Departamentit të Prokurimit – menaxher i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Gjilanit, duke keqpërdor detyrën zyrtare, me qëllim që vetit apo tjetrit të i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, ka vepruar në kundërshtim më Ligjin e Prokurimit Publik, lidhur me kontratën publike kornizë me numër Gl 651 15 004 221, “Hartimi i Projekteve kryesore në komunën e Gjilanit Lot II”, e lidhur me datë 14.04.2015, në mes të Komunës së Gjilanit dhe kompanisë “Engrup & Edona” SH. P. K., e cila kontratë ka qenë tri vjeçare, që ka zgjatë deri më datë 10 prill 2018. Ashtu, që duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, nga data 27.05.2016 derë me 21.11.2017, ka tejkaluar vlerën e kontratës në shumë prej 278.438,21 Euro, duke i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorit ekonomik “Engrup & Edona” SH. P. K. dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar Komunën e Gjilanit, duke diskriminuar operatorët e tjerë potencial, ka sjellë rrezikun e rritjes së obligimeve jashtë kontraktuale dhe ka rrezikuar realizimin e projekteve tjera të planifikuara.
Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërkohë, për pikën e parë të aktakuzës keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, është liruar nga akuza, për mungesë të provave.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.