Prishtinë, 21 prill 2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Kryetarin e porsazgjedhur të Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli dhe Kryetarin e porsazgjedhur të Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu.

Kryesuesi Zogaj uroi të dy kryetarët për detyrën e re, duke i’u uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Gjilan.

Mes tjerash, në këtë takim, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këto gjykata, me ç’rast Kryesuesi Zogaj kërkoi nga Kryetari Tutuli dhe Kryetari Salihu bashkëpunim me KGJK-në dhe angazhim me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në Gjykatën Komerciale dhe Gjykatën Themelore në Gjilan.