Gjilan, 05.04.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. R. dhe B. K..
Gjilan, 05.04.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. R. dhe B. K..
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20 minuta në stadiumin e qytetit në Gjilan, derisa zhvillohej ndeshja e futbollit, të pandehurit e lartcekur hynë në fushën e futbollit kinse për festimin e golit të barazimit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, me ç’rast i pandehuri F. R. e rrëzon për tokë të dëmtuarin S. F., ndërsa i pandehuri B. K., vërsulet në drejtim të dëmtuarit dhe e godet me shqelmë në fytyrë, me këtë rast i dëmtuari alivanoset dhe të njëjtin e dërgojnë në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.
Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës, ka caktuar masën e paraburgimit, duke marr për bazë edhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarit, po ashtu edhe rrethana e kryerjes së kësaj vepre penale.