Gjilan, 01.10.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S..
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 29.09.2021, rreth orës 13:30 minuta, në fshatin Vrapçiq, Komuna e Gjilanit, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që përmes dhunës fizike dhe psikike, fillimisht e fyen të dëmtuarën me fjalë të rënda ofenduese e më pas godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’dhunë në familje’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Masën e paraburgimit do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit psikiatrik dhe konstatimin e llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore tek i pandehuri.