Gjilan, 05.07.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit T. L.
Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 03.07.2021, i pandehuri pas një mosmarrëveshje me D. Rr., me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor të dëmtuarve I. Rr. dhe R. Rr., duke i goditur me një shufër metalike në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit, ku nga lëndimet e marra kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Me këto veprime, i pandehuri T. L. dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit,
me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.