E nderuar familja Ademi,
Te nderuar kolegë prokurorë,
Gjilan – 16.08.2020 – Gjykata Themelore Gjilan me dhimbje e pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Esat Ademi.
Në emër të Gjykatës Themelore në Gjilan, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.
Prokurori Ademi, ka qenë një person me virtyte të larta njerëzore dhe do të mbahet mend për profesionalizmin dhe korrektësinë.
Kjo është humbje e madhe për sistemin e drejtësisë në vend.
I qoftë i lehtë dheu!
Me respekt!
Kryetari i Gjykatës Themelore Gjilan, Ramiz Azizi.