Gjykata i cakton masën e paraburgimit të pandehurit Sh. S.

Gjykata i cakton masën e paraburgimit të pandehurit Sh. S.

Gjilan – 28.07.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. S.

 

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 26.07.2020, nga ora 23:00, në shtëpinë e përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit, cenimit të dinjitetit tek bashkëshortja e tij H. S., ka kanosur me fjalë të ndryshme, gjithashtu  ushtron edhe dhunë, ashtu që e kap për kyçi të dorës, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”  vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale dhe për të parandaluar ndikimin tek e dëmtuara apo përsëritja e veprës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​