Gjilan – 19.02.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve K. R. dhe B. M., duke i shqiptuar dënim prej gjashtë (6) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 Euro.
Të akuzuarit me datë 29.10.2019, rreth orës 02:00 minuta në pompën e benzinës “Veda Petroll”, në fshatin Pasjan Komuna e Parteshit në bashkëveprim me dashje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të armatosur dhe të maskuar, kanë kryer grabitje nën kërcënimin e armës, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët, e më pas marrin shumën prej 500 Euro dhe ikin nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu, me datë 09.11.2018, rreth orës 19:20 minuta, në barnatoren “Lili” të fshatit Pasjan, të pandehurit të maskuar kanë tentuar të kryejnë grabitje, mirëpo pas britmave të punëtores, të pandehurit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprat penale “grabitje në bashkëveprim” dhe “grabitje në bashkëveprim e mbetur në tentativë” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues, për dy dispozitiv të aktakuzës ka shqiptuar dënim unik prej 6 viteve burgim dhe 5000 Euro gjobë, për secilin të akuzuar.
Gjykata ka nxjerrë aktvendim ndaj të akuzuarve, ku i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.