Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. I., B. I., S. I., I. I., I. I., dhe E. I. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 02.05.2019, rreth orës 09:30 minuta në fshatin Sadovinë e…
Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. I., B. I., S. I., I. I., I. I., dhe E. I.
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 02.05.2019, rreth orës 09:30 minuta në fshatin Sadovinë e Qerkezëve të Vitisë, të pandehurit F. I., B. I., S. I., I. I. dhe I. I., pas një mosmarrëveshje të një kontesti pronësor, me dashje në bashkëveprim kanë privuar nga jeta tani të ndjerin M. I., duke e goditur në mënyrë mizore me mjete të forta – vegla pune, i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, njëherit kanë rrezikuar edhe jetën e bashkëshortes së të ndjerit K. I. dhe të pandehurit E. I.
Me këto veprime të pandehurit F. I., B. I., S. I., I. I., dhe I. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje e rëndë”, ndërsa i pandehuri E. I., veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, vepra këto të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.