Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim të hënën, përfaqësuesit e Organizatës Rinia Studentore “Kadri Zeka”, temë e diskutimit ka qenë bashkëpunimi i gjykatës me këtë organizatë në fusha të ndryshme. Azizi ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar studentët e Fakultetit Juridik, në ofrimin e mbajtjes së…
Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim të hënën, përfaqësuesit e Organizatës Rinia Studentore “Kadri Zeka”, temë e diskutimit ka qenë bashkëpunimi i gjykatës me këtë organizatë në fusha të ndryshme.
Azizi ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar studentët e Fakultetit Juridik, në ofrimin e mbajtjes së praktikës për studentë, organizimin e ligjëratave për studentët për të njohur më shumë sistemin e drejtësisë, si dhe qasjen e tyre më të lehtë në gjykatë.
Ndryshe, pritet që në ditët në vazhdim të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes dy palëve, me qëllimin e vetëm rritjen e bashkëpunimit dhe krijimin e lehtësirave për studentët.