12 vite e 6 muaj burg për të akuzuarin A. K.

12 vite e 6 muaj burg për të akuzuarin A. K.

GJILAN – Një trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarit A. K., ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

 

Trupi gjykues shpalli fajtor të akuzuarin A. K., për shkak të veprës penale, vrasje dhe tejkalim i kufijve të mbrojtjes se nevojshme, nga neni 146 lidhur me nenin 8 paragrafi 3 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), duke e privuar nga jeta tani të ndjerin G. D..

 

Andaj të akuzuarit i shqiptohet dënimi në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite e 6 (gjashtë) muaj burg, në të cilin dënim ka për të iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 16.07.2012 e tutje.

 

I akuzuari A. K. është shpallur fajtor, sepse me datën 16.07.2012, në orën 22.00 në lagjen “Çamëria”, rruga “Musli Ymeri” në Kamenicë, pasi është sulmuar tani nga i ndjeri G. D., i akuzuari A. K., ka nxjerrë nga xhepi briskun dhe e ka privuar nga jeta tani të ndjerin G. D., pas plagëve të marra.