Sistemi gjyqësor i Kosovës ekziston për t’i shërbyer interesit të publikut. Sistemi gjyqësor i Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
Gjykata Themelore e Gjilanit është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Gjilanit ka tri degë në: Viti, Novobërdë dhe Kamenicë. Gjykata Themelore e Gjilanit dhe tri degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Gjilanit ku përfshihen 167 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) fshatra.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Gjilanit dhe tri degët e saj merrem me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
INFORMACION I RËNDËSISHËM: Degët e gjykatës në Viti, Novobërdë dhe Kamenicë merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të Përgjithshëm. Rastet që janë kompetencë e dy Departamenteve të tjera zgjidhen në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Kliko këto për listën e Departamenteve të GJTH të Gjilanit.
Gjykata Themelore në Gjilan është selia kryesore e Rajonit Gjyqësor të Gjilanit, e cila mbulon territorin e komunave të:
-Gjilanit
-Kamenicës
-Novobërdes
-Ranillugut
-Parteshit
-Vitisë
-Kllokotit
Degët e gjykatës shërbejë si një nënndarje gjeografike e Gjykatës Themelore dhe janë të vendosura në Kamenicës, Novobërdë dhe Viti. Komuna e Kamenicës dhe e Ranillugut shërbehen nga ana e Degës së Kamenicës ndërsa komuna e Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit shërbehen nga Dega në Viti. Komuna Novobërdës shërbehet me degën e vet, kurse komuna e Gjilanit dhe e Parteshit shërbehen nga Gjykata Themelore në Gjilan.