Gjilan, – 11.01.2024 – Kryetari Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka mbajtur kolegjiumin e përgjithshëm vjetor me gjithë gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Degëve të saj.
Fillimisht Kryetari Salihu prezantoi statistikat, të arriturat dhe sfidat për vitin 2023, nga të cilat të dhëna rezulton për një ngritje të efikasitet në zgjidhjen e lëndëve në krahasim me vitin paraprak.
Më pas, Kryetari Salihu prezantoi para gjyqtarëve Planin e Punës së Gjykatës Themelore në Gjilan për vitin 2024, plan në të cilin është paraparë organizimi i punës në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degëve të saj, organizimi i punës së administratës gjyqësore, funksionet gjyqësore, emërimin e udhëheqësve të departamenteve dhe përgjegjësit e divizioneve, përbërjen e kolegjeve, procedurën paraprake, kodin e mirësjelljes, etj.
Plani i Punës për 2024 në mes tjerash ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, përfundimin e proceseve gjyqësore në kohë sa më të arsyeshme në të gjitha departamentet dhe divizionet, ngarkesa me lëndë e gjyqtarëve të departamenteve të njëjta të jetë e barabartë si në qendër ashtu edhe në Degët e kësaj Gjykate, rritja e transparencës, rritja e besimit të publikut, llogaridhënia e gjyqtarëve dhe gjithë stafit mbështetës dhe përmirësimi i ofrimit të shërbimeve të Gjykatës ndaj qytetarëve.
Në fund, Kryetari Salihu falënderoj gjyqtarët për angazhimin e tyre profesional në trajtimin e lëndëve dhe gjithashtu kërkojë një angazhim serioz nga të gjithë, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë edhe për vitin 2024.