Gjykata Themelore në Gjilan së bashku me Degët Kamenicë, Viti dhe Novobërdë gjatë vitit 2023 ka arritur të publikoj 4817 vendime gjyqësore.
Ky numër i publikimit të vendimeve gjyqësore është më i madhi i publikuar ndonjëherë brenda një viti:
Gjykata Themelore Gjilan – 2907 vendime
• Dega e Gjykatës Themelore Viti – 893 vendime
• Dega e Gjykatës Themelore Kamenicë – 547 vendime
• Dega e Gjykatës Themelore Novobërdë – 470 vendime
Kjo shifër është arritur me angazhimin e bashkëpunëtorëve profesional, Udhëheqësit të Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media dhe gjithashtu stafit tjetër mbështetës.
Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.
E gjithë kjo po bëhet me qëllim të promovimit dhe rritjes së transparencës së Gjykatës Themelore në Gjilan së bashku me degët.
Numri përgjithshëm i vendimeve të publikuara në ueb faqen e gjykatës është 12282 vendime.