Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit B. J..
I pandehuri përmes rrjetit social Facebook, e ka kanosur të miturën, po që se nuk del që të takohet me të dhe të ketë marrëdhënie intime me të, do të publikojë fotografitë e saj, në të cilat ajo ka dal e zhveshur.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale shantazhi nga neni 341 paragrafi 2.6 dhe neni paragrafi 120 paragrafi 37 lidhur me paragrafin 20 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri, mund të arratiset apo të ndikojë tek e dëmtuara dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.