Gjilan – 29.10.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka pritur të hënën në takim Stéphanie Lefeuvre, menaxhere e Programit CEPEJ nga Këshilli i Evropës, i cili program ka për qëllim forcimin e cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë.
Kryetari ka njoftuar mysafirët për Programin e Sistemit të Menaxhimit të Lëndëve SMIL, i cili është duke funksionuar në Departamentin e Krimeve të Rënda, në Departamentin për të Mitur dhe në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal.
Gjithashtu ka njoftuar për të arriturat e Gjykatës gjatë këtij tremujori të tretë, ndërsa ka theksuar si problem serioz mungesën e përkthyesve të gjuhës serbe dhe mungesën e zyrtareve ligjore për gjyqtarët e rinjë.
Lefeuvre ka dëgjuar shqetësimet nga kryetari dhe ka premtuar mbështetje në këtë drejtim.