Gjilan – 24.04.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Ramiz Azizi, gjatë ditës së sotme ka takuar Këshilltarin për të Drejtat e Njeriut nga OSCE, Cailean Maclean dhe Zyrtarin Ligjor, Burim Blakaj.
Fillimisht Kryetari Azizi, ka vlerësuar lartë kontributin e Misionit të OSCE-së dhe ndihmën e dhënë për Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Duke folur për punën e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Azizi ka thënë se kjo gjykatë ka qenë model për gjykatat e tjera, në respektimin e të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, Maclean ka thënë se OSCE pritet që në të ardhmen të fillojë një projekt për të rinjtë, në mënyrë që të mësojnë më shumë për sistemin e drejtësisë.
Gjithashtu ai ka deklaruar se OSCE është partner i gjykatës dhe do të mbështes edhe në të ardhmen në shumë fusha.