Gjilan, 20 mars 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim për të akuzuarin L. L.
Me datën 22 shkurt 2018 i akuzuari L. L. gjatë ngasjes së automjetit të tij në rrugën Gjilan – Prishtinë, nuk i është përshtat rregullave të komunikacionit, ku si pasoj ka goditur fëmijën E. B., ku nga plagët e marra nuk ka arritur të mbijetoj.
Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik neni 378 paragrafi 1 lidhur me nenin 8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim, dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 3 (tre) vite pas përfundimit të dënimit.