Viti, 6 shtator 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe Drejtorin e Departamentit të Logjistikës, Muhamet Kurtishaj, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Gjilan, Dega në Viti, me ç’rast janë pritur nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu dhe Gjyqtari Mbikëqyrës i Degës, Alush Sinani.
Kryesuesi Zogaj është njoftuar lidhur me mbarëvajtjen e punëve, trajtimin e lëndëve, zbatimin e planeve strategjike të KGJK-së, si dhe për rezultatet dhe sfidat me të cilat janë duke u përballur gjykatat. Po ashtu, inspektuan punimet që janë duke u zhvilluar për ndërtimin e objektit të ri të Degës së Gjykatës në Viti.
Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj, theksoi se KGJK është e përkushtuar për krijimin e kushteve për punë në të gjitha gjykatat dhe degët e tyre dhe të vazhdojë mbështetjen me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.