Gjilan, 21.02.2024 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. L., për kryerjen e veprave penale lëndim i rëndë trupor, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I pandehur me datë 22.03.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje për një llojë hyrje – dalje me veturë që kishte mes të dëmtuarit I. M. dhe të akuzuarit, i akuzuari e godet me grushte në fytyrë tek nofulla dhe i dëmtuari rrezohet në tokë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, ku e humb vetëdijen dhe dërgohet për tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në ditën dhe orën e njëjtë, i akuzuari ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe të dëmtuarve A. M. dhe B. M., pasi që i afrohen afër të dëmtuarit I. M. për ti dhënë ndihmë dhe e pyesin se kush e ka goditë, i akuzuari përgjigjet se unë, dhe në atë moment në drejtim të tij niset i dëmtuari A. M., me këtë rast i akuzuari hynë brenda në lokal dhe nxjerrë revolen dhe nga një distancë prej 4.5 metra shtien dy herë, por nuk godet asnjërin.
Me datë 22.03.2023, rreth orës 15:00 në Motelin “Malibu” në Viti, i pandehuri pas autorizim dhe pa leje nga organet kompetente, e në kundërshtim të Ligjit zbatueshëm për armët ka mbajtur në pronësi armën e tipit Gardinov VT.
Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shpall aktgjykim dënues për kryerjen e këtyre veprave penale dhe të akuzuarit i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjet e 3 (tre) muaj.
Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.