Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit M.K. dhe akuzuarës F. K., duke i shqiptuar dënim me nga një (1) vit burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 400 (katërqind) euro.
Të akuzuarit (bashkëshort), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë shantazhuar të dëmtuarin E. E., se nëse nuk u jep i njëjti të hollat në shumën prej 5.000 Euro, ata do të zbulojnë një videoinxhizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale shantazh nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 35 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjithashtu detyrohet i akuzuari M. K., që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit në shumën e të hollave prej 1.000 Euro t’ia paguaj të dëmtuarit E. E.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.