Gjilan, 30 korrik 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit L. U., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri dyshohet se me datë 28.07.2018 në fshatin Bresalc me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin F. A., me revole të markës TT të kalibrit 7.62 mm, duke shkrepur në drejtim të ndjerit në një distancë prej 4 – 5 metra, me që rast ka goditur në anën e majtë të kraharorit.
Me këtë veprime i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje nga neni 178 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.