Gjilan – 10.07.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin kanë biseduar rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit.
Kryetari Azizi ka njoftuar mysafirin për marrjen e mandatit si kryetar i Gjykatës, sfidat dhe problemet që ka ky institucion.
I pari i gjykatës ka premtuar që sundimi i ligjit dhe eliminimi i dukurive negative do të jetë prioriteti kryesor gjatë mandatit të tij.
Nga ana tjetër, Kryetari Haziri pasi ka uruar marrjen e mandatit kryetarit Azizi, ka ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat.
Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar që gjendja e sigurisë në regjionin e Gjilanit, është e qetë dhe stabile.