Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Gjykatës Rrethit Gjyqësor të Lezhës

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Gjykatës Rrethit Gjyqësor të Lezhës

Gjilan – 17.05.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Ramiz Azizi, ka pritur një delegacion nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, të kryesuar nga kryetarja Ornela Naqellari, gjyqtari Ilir Perdeda, gjyqtari Artan Hajredinaj, zëdhënësi i Këshillit Lartë të Drejtësisë, Elis Kuçi dhe një pjesë e stafit administrativ.

Delegacionin nga Shqipëria e ka shoqëruar Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Kryetari Azizi njoftoi mysafiret me strukturën e Gjykatës Themelore të Gjilanit, lëndët që trajtohen në këtë gjykatë dhe sfidat që ballafaqohet.

Ai mirëpriti vizitën e delegacionit të kësaj gjykate, duke shprehur gatishmërinë që këto takime të jenë më të shpeshta në shkëmbimin e përvojave.

Ndërkohë kryetarja Naqellari vlerësojë lartë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet dy gjykatave.

Ajo gjithashtu vlerësojë ecurinë sistemit gjyqësor të Kosovës gjatë këtyre viteve.

Pas takimi është nënshkruar edhe Memorandumi Bashkëpunimi mes dy gjykatave, i cili parasheh thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Me ftesë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, ky delegacion ka qëndruar për një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, duke zhvilluar takime me drejtuesit e lartë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pastaj duke vizituar Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.