Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit M. A.

Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit M. A.

Gjilan, 06 prill 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri M. A. shqiptar nga Komuna e Preshevës, por me vendbanim të përkohshëm në Gjilan, ka ushtruar fillimisht dhunë psikologjike dhe më pas edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Me këto veprime i pandehuri M. A. dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe duke e konstatuar se ky person është një recidivist, ka caktuar masën e paraburgimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.